Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë Policor në patrullim së bashku me zyrtarët e Inspektoratit të Pylltarisë, kanë ndaluar një person të dyshuar, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole.

I dyshuari është dërguar në Stacionin Policor dhe pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti ka vazhduar në shqyrtim në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Patrulla policore në shoqërim të inspektorëve komunalë të pylltarisë, kanë ndaluar dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri-revole, kal.7.65mm. me një karikator me gjashtë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet, kurse rasti procedohet në procedurë të rregullt.