Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar të nacionalitetit rom, pasi që i njëjti ishte martuar me një femër nën moshën 16 vjeçare, shtetase e Malit të Zi.
E njëjta ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për të lindur. Viktima deklaron se ka pëlqimin e prindërve për martesë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.







