Arrestohet pas të shtënave me armë në Pejë

Është arrestuar një person i dyshuar në fshatin Vitromiricë të Pejës, i cili nga vetura e tij në lëvizje me tabela vendore ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i dyshuari në këtë rast është konfiskuar arma-revole me gaz dhe një karikator të zbrazët, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar nga policia dy gëzhoja.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe me vendimin e prokurorit, u dërgua në qendrën e mbajtjes.