Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që të njejtit i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë. Personi i arrestuar është dërguar për intervistim në stacionin e Policisë, por me vendim të prokurorit është liruar pasi nuk ishte në gjendje të mirë mendore. /Ballkani.info/

Raporti i plotë i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 7.87 gramë dhe para rreth 845 euro. Pasi i dyshuari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore (mentale) me vendim të prokurorit është dërguar në QKUK ku pas tretmanit mjekësor është liruar.