Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar për ngacmim


Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale ngacmim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 29.01.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.