Arrestohet një haker nga Peja

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar pasi që i njëjti në mënyrë të paautorizuar përmes internetit, i është qasur sistemeve kompjuterike të ankuesit dhe ka penguar në vazhdimësi funksionimin normal të infrastrukturës.

Gjatë kontrollit në një lokacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 5 Llap-top, 1 Tablet, 1 Modem, 1 Micto Tick, 1 celular dhe 1 kartë resiveri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.