Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas gjerman, për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Personi ishte shpallur në kërkim dhe pas arrestimit të tij, është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull gjerman shtetas i Gjermanisë, i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.