Arrestohet në ‘Bjeshkët e Nemuna’ për gjueti ilegale

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka kryer gjueti të kundërligjshme.

Policia ka konfiskuar me këtë rast një pushkë gjuetie, për të cilën i dyshuari posedonte leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, raporton Ballkani.info.

Ndryshe, rasti ka ndodhur dje në ora 13.15, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës. /Ballkani.info/