Arrestohet Maradona

Futbollisti i famshëm argjentinas Diego Maradona u arrestua në aeroport sot pasi ish-e dashura e tij e akuzoi për shkak të një borxhi prej 5.7 milionë eurove, njoftoi media lokale në Buenos Aires.

Maradona (58) u arrestua nga autoritetet argjentinase pas mbërritjes nga Meksika në Buenos Aires, pasi ish- e dashura Rocio Oliva ngriti padi kundër tij.Oliva kishte qenë në lidhje me futbollistin për gjashtë vjet dhe lidhja e tyre mori fund në dhjetorin e vitit të kaluar.