Arrestohet ish-kryeshefi i Trepçës, Rafet Ibishi

Ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Rafet Ibishi është arrestuar sot pas një sulmi fizik brenda objektit të “Trepçës.

“Jepi zë” mëson se në mesin e tre personave të arrestuarve është edhe Ibishi.

Në këtë incident u sulmuan fizikisht ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e “Trepçës”, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se ky sulm kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.