Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia në raportin 24 orësh.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij viktimë mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.