Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me emigrantë

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 20:00 ka arrestuar një person për kontrabandë me emigrantë në Pikën Kufitare Mutivodë.

Lidhur me rastin njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, i cili ishte në kërkim policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pjesë e pikëkalimit kufitar Merdare, në kuadër të degës doganore Podujevë bën pjesë edhe pikëkalimi kufitar në Mutivodë.

Në këtë PKK nuk është i lejuar qarkullimi i mallrave, por vetëm ai i udhëtarëve dhe gjësendeve personale që ata i bartin me vete.

loading…