Arrestohet edhe një pjesëtar i grupit të “Llepotës”

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar edhe një pjesëtar i grupit të Astrit Mehmetit, i njohur si “Llepota”.

I arrestuari është Festim Krasniqi, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri të shtunën në “Duplex”.

“Lidhur me rastin në fjalë njësia policore ka identifikuar dhe ka arrestuar një të dyshuar. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje”, kanë thënë për lajmi.net nga Policia e Kosovës.

Në pamjet që kanë dalë nga kamerat e sigurisë së “Duplexit”, shihet se i dyshuari Astrit Mehmeti me shoqëruesit e tij, njëherë janë fjalosur me sigurimin. Pas disa sekondash që ata shtyhen ndërmjet vete, i dyshuari Mehmeti, me revole gjuan drejt këmbëve të sigurimit. Pastaj njërit nga ta, Mehmeti, i afrohet edhe e godet me shqelma dhe grushte.

Pas kësaj, afrohen edhe të tjerët të cilët shtyhen mes vete, derisa grupi i Llapotës, largohen nga vendi i ngjarjes, pasi që edhe sigurimi i “Duplexit” nis të gjuaj me armë zjarri.

Në arrati vazhdojnë të mbeten edhe disa të tjerë.

loading…