Në fshati Bradash të Podujevës është arrestuar një femër e dyshuar, e cila siç raporton policia, në rrjetin social “Instagram” ka hapur një llogari dhe ka publikuar fotografi duke bërë komente dhe shkrime banale në emër të viktimës femër.
Pas intervistimit, me vendimin e prokurorit, e dyshuara u dërgua në qendrën e mbajtjes.







