Arrestohet drenicakja, e kërcënoi një burrë përmes telefonit

Një grua nga Drenasi është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

E njëjta, ka përfunduar nën pranga pas dyshimeve për kanosje, shkruan lajmi.net.

Ajo dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar viktimën mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.