Reperi i njohur nga Drenica është arrestuar ditën e sotme.
Reperit kosovar i është gjetur një armë dhe gjashtë fishekë pas një kontrolli.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe policia.
“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: · Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, · Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm. I Dyshuari; · Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.”, thuhet në njoftimin e policisë.







