Arrestohet Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së

Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Parisë Socialdemokrate, të cilët kishin organizuar një aksion simbolik para Policisë.

Qëllimi i këtij aksioni të PSD-së, ishte kundërshtimi i vendimit për t’i dënaur qytetarët për mos respektim të masave anti-Covid, ndërsa që partive politike po ju lejohet mbajtja e takimeve para fushatës duke mos respektuar masat.

Në pamje shihet edhe kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Gjatë muajve të fundit, aktivistët e PSD-së ishin arrestuar disa herë për shkak të aktiviteteve të tyre.