Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:58 të ditës së hënë (31 gusht), në rrugën “Sami Gashi” në Vaganicë-Mitrovicë, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator i zbrazet.

Të dyshuarit N.A.,53 vjeçar me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e rastit janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.