Arrestohet 52-vjeçari që ndiqte këngëtaren e njohur

Një burrë i cili po e ndiqte vazhdimisht është arrestuar në një tentim për të thyer apartamentin e këngëtares Taylor Swift në Manhattan në New York.

Hanks Johnson, 52-vjeçar, është kapur të shtunën në mbrëmje, pasi u njoftua Policia se ai ishte brenda pronës private pa leje.

Johnson u akuzua për shkelje kriminale dhe u la i lirë të dielën, ka thënë Policia.

Swift ka pasur edhe shumë raste të tilla nga ndjekësit në të kaluarën, me burra që përpiqeshin të hynin në shtëpitë e saj në të dy brigjet e SHBA.

Në vitin 2018, ylli fitoi një urdhër ndalimi ndaj një burri i cili u përpoq të hynte në shtëpinë e saj i armatosur me thikë.

Një burrë tjetër e kishte kërcënuar se do ta dhunonte e pastaj do ta vriste atë. Një vit më vonë, në rastin e tretë, një burrë kishte hyrë në apartamentin e saj duke bërë dush para se të shkonte të flinte.

Swift besohet se nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur rasti i fundit.