Arrestohen tre persona për posedim të marihuanës

Policia ka arrestuar tre persona, njeri i moshës së mitur, pasi u janë gjetur substance narkotike të llojit marihuanë.

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 62.25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, njofton PK.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-shqiptarë njëri i moshës së mitur, pasi që gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 62.25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuar i mitur është liruar në procedurë të rregullt”.