Prishtinë

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh

Në orët e mbrëmjes së djeshme, në Prishtinë janë ndaluar dhe arrestuar tre persona meshkuj, për posedim të rreth gjysmë kilogrami substancë narkotike.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 435.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit te dyshuar është gjetur një arme – revole Blow mini me një karikator pa fishek.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.