Arrestohen dy kosovarë në Tetovë, kishin vjedhur para nga një 70-vjeçar

Të enjten rreth orës 12:00, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë arrestuar personin A.M. (46) dhe E.Ç. (46) nga Republika e Kosovës, të cilët më herët kishin kryer vjedhje të parave nga 71-vjeçarit R.S. nga Piroku i Tetovës.

Të dy janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës, mjetet e vjedhura janë konfiskuar prej tyre dhe do t’i kthehen pronarit.

Të njëjtit sot (8-korrik) me parashtresë përkatëse, do të sillen para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.