Arrestohen 7 persona në Kaçanik

Dje policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në Qendrën Emergjente në Kaçanik tre persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimeve trupore që kishin pësuar nga një përleshje në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

Nga informatat e para është mësuar se pas një përleshje, “tre persona L.Q ( M/K) i moshës 19 vjeçar , M.B ( M/K) i moshës 37 kishin pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa SH.B ( M/K) rreth 20 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet i mprehtë (thikë), nga persona të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Golf me targa vendore. I lënduari SH.B për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, “policia e stacionit në Kaçanik ka arritur që të arrestojë 7 persona, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari A.P (M/K) i moshës 15 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 24 orë, ndërsa L.B ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.L ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.B ( M/K) i moshës 42 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Në procedurë të rregullut hetimore janë liruar N.TH ( M/K) i moshës 16 vjeçar, D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar dhe V.B ( M/K) i moshës 17 vjeçar”, ka njoftuar policia.