Aro Muriç: Më vjen keq

Aro Muriç ishte portieri i Kombëtares edhe sonte. Mirëpo përkundër një starti të mirë ai më vonë u pa që po çalonte dhe u dallua se nuk ishte 100%,

“Trupi im u ndal, vetëm ndodhi papritur. Nuk e di çfarë ndodhi. Më vjen keq”,tha ai.

Poashtu gjigandi i portës sonë tregoi se nuk e kuptoi pse gjyqtari Daniele Orsato e ndëshkoi me karton të verdhë në minutën e 74.

Në pyetjen se a do jetë I gatshëm për ndeshjen tjetër ai tregoi se mbetet të shihet se si do reagojë trupi i tij në ditët në vijim.