Armina Mevlani anulon dasmën, zbulohet arsyeja

Armina Mevlani prej disa muajsh ka qenë shumë e komentuar për dasmën madhështore që pritej të mbahej këtë vit. Të paktën kështu deklaroi fashionistja në një intervistë për “Prive”, vitin e kaluar. E pyetur nga gazetari nëse do martohet në 2020-ën, Armina e pohoi duke mos dashur të zbulojë më shumë. 

Megjithatë duket se dasma që mezi prisnim është anuluar pasi siç zbuloi Armina mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, dasma akoma nuk është organizuar.

“Nuk është e vërtetë që nuk jemi gati, të dy jemi gati, por dasma kërkon organizim. Nuk ka dasmë në 2020-ën”, u përgjigj Armina.