Armend Zemaj: Kosova shembull për menaxhimin e pandemisë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vlerëson se Kosova është shembull për menaxhimin e pandemisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti-Covid, shkruan Reporteri.net.
Zemaj ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë të mbajnë maskën, distancën dhe higjienën.
“Kur flasim për menaxhimin e pandemisë, Kosova është vend shembull.
Faleminderit qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti-Covid. Të bartim maskën! Të ruajmë distancën! Të mbajmë higjienën!”, ka shkruar Zemaj.