Armë në dasma, edhe pesë të arrestuar të tjerë

Rastet e përdorimit të armëve në ahengje familjare është rritur ndjeshëm gjatë sezonës së verës.

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur pesë raste të tjera.

Fillimisht në Vushtrri është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë.

Pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Llukavc të Begut në Istog është arrestuar një tjetër dhe nga ai është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 18 fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

loading…