Armando nxjerr fotot: Lindita dhe Ndriçimi kanë skenar, takohen jashtë emisionit

Në emisionin e sotëm të “Përputhen +40”, Armando akuzoi Ndriçimin dhe Linditën për skenar. Ai tha se ata të dy janë takuar jashtë studios, madje kishte siguruar dhe foto.

Në fotot në fjalë dyshja shiheshin të buzëqeshur në makinë.

“Këto kanë qenë në makinë bashkë dhe kanë thurur gjithë këtë. Nuk i njoh njerëzit që më kanë sjellë fotot”, tha ai.

Mirëpo, Lindita me Ndriçimin thanë se fotot janë shkrepur nga dita kur të gjithë konkurrentët kanë darkuar bashkë.

“Armando me kë ke qenë në makinë ti? Me Samiun. Unë isha me Çimin”, tha Lindita.