Gjatë së premtes është është mbledhur Kuvendi i Odës së Farmacistëve ku tentuan të e zgjedhin një kryetar të “ri”.

Në këtë kuvend nuk u arrit asgjë pasi u mblodhën vetëm 27 antëraë dhe nuk mund të vazhdohej për mungesë kuorumi.

Në mbledhjen e thirrur nga disa anëtarë ishte i pranishëm edhe kryetari, Arianit Jakupi, por që sipas Ismajl Shurdhaj, anëtarë i Këshillit Drejtues, për kuvendarët e mbledhur Jakupi nuk është kryetar.

Madje në fillim të mbledhjes pati edhe tensione, Jakupi u akuzua nga Shurdhaj se e ka uzurpuar Odën dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë nuk po i përfillë vendimet e tyre.

Jakupi e lëshoi mbledhjen e Kuvendit ku edhe konstatoi se nuk mund të vazhdohet fare pasi mungon kuorumi.

Ky grup që po e kundërshton Arianit Jakupin si kryetar ka paralajmëruar se sërish më 29 prill do të mblidhen për të njëjtën arsye, zgjedhjen e kryetarit.

Më datë 6 shkurt të këtij viti Kuvendi i Odës Farmacistëve e kishte shkarkuar, Arianit Jakupin.

Por që pas 20 ditëve më 26 shkurt Gjyqi i Nderit, organ i odës e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Ariant Jakupit.