Masakra e Studimes

Ardiani kujton dy motrat e vrara në masakrën e Studimës

U bënë 25 vite që kur ndodhi masakra në Studime të Vushtrrisë.

E Familjarët e 116 civilëve të vrarë kujtojnë me lot në sy të dashurit e tyre.

Kjo ditë është e vështirë sidomos për Ardian Gërguri.

Edhe pse vetëm 5 vjeçar ai kujton dy motrat e tij dhe hallën që u vranë nga forcat serbe.

“Ka qenë një ditë e tmerrshme. Ka qenë momenti kur jemi nis nga katuni për me shku në Vushtrri në një vend më të sigurt. Gjatë rrugës na kanë ndal në këtë vendin këtu ku jemi edhe për një orë 116 martirë i kanë vrarë në këtë vend. Kurse sot e kësaj dite ende nuk ka drejtësi, ka treguar ai.

Njëra 20 vjeçe e tjetra 16, ishin dy vajzat që u vranë në këtë masakër.

E Gërguri tha se më e vështirë ka qenë për babain dhe nënën.

Ai ndau edhe momente që kujton me dy motrat e tij.

“Janë kujdes shumë për mu dhe kujtimi për to na mban të gjallë dhe të fortë. Kemi fotografi të shtëpia. E di që më mbajshin në prehër gjatë gjithë kohës. Janë kujdes shumë për neve sepse ne jemi pas 7 motrave, jemi 3 djem”, shprehet ai.

Familjarët e viktimave kërkuan drejtësi për krimin që kreu Serbia 25 vjet më parë në këtë vend.