Ardian Cuculi prezantohet te Drita
Ardian Cuculi prezantohet te Drita. Mbrojtësi 32-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Shqipërisë, prej pak ditësh ishte zyrtarizuar si pjesë e skuadrës nga Gjilani, por vetëm sot iu është bashkuar “intelektualëve” në stërvitje.
Cuculi vihet nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu, duke sjellë më shumë përvojë dhe cilësi në prapavijën e Dritës, që ka synime të mëdha në këtë edicion të Superligës, edhe pse starti nuk ishte i dëshiruari (Drita u mposht nga Ferizaj në Gjilan).
Me emrat të tillë në organikë, si Cuculi, Vucaj, Gilberto Fortunato, Izair Emini, Liridon Leci, Drita konsiderohet një nga ekipet më të forta në Kosovë e me ambicie të mëdha për të fituar trofe.

