Ardian Bujupi i lumtur që kishte rastin t’i ndihmonte vëllezërit shqiptarë: Jemi një

Ardian Bujupi është në mesin e artistëve që u tregua bujar, duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka vizituar Bubqin, ku edhe ndihmoi familjet në nevojë, ndërsa shprehet i lumtur që kishte rastin të ndihmojë.

“ Padyshim që ia vlejti të vi ne shqiperi për të parë se çfarë kishte bërë tërmeti edhe me ndihmën e miqve dhe familjes time për të mbështetur të paktën disa familje. Na jena njo “, ka shkruar ai.