Foto

Arbenita e ‘palon’ Unikkatilin, e quan picamen

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka publikuar një bisedë private me rep-artistin e njohur, Unikkatil në profilin e saj në Instagram.

Siç shihet në bisedën e publikuar, Unikkatil i ka ofruar ndihmë Arbenitës për tu larguar nga ish-bashkëshorti i saj, Fero.

“E kam një ide që mund të ndihmojë se si të jeni e lirë, me të gjithë respektin për privatësinë tënde“, i ka shkruar Unikkatil.

Ndërsa përgjigjja e modeles ka qenë epike. Ajo ia hodhi një kunjë reperit, duke ia kujtuar një pjesë të diss’it të ish-reperit Fero ndaj Unikatil që ishte publikuar vite më parë.

“Patjetër që po, por së pari a mund të porosis një picë fungi, ju lutëm? Është e preferuara ime“, ia ktheu Arbenita.

Kujtojmë se, Fero e kishte quajtur “picamen” reperin që jeton në Bronx të New York.

“Mu picamen s’je n’veti jo, qato nuk kom folë se shihet me kohë, vlej do milionë p*** ti asni trohë. Ça merr n’koncert un’ lypsav’ i dho”, ishte mesazhi i UniKKatil për Feron në këngën ‘Po eci’.