Në një videospot tjetër të prezantuar nga Arben Vitia, kandidati i VV-së për Prishtinën, është bërë një huqje spektakolare.
Në këtë video, Arben Vitia prezanton planin për një park duke ia huq lagjes së Lakrishtes, njërës prej më të njohurave në Prishtinë.
Siç mund ta shihni videon, ai e vendos lagjen Lakrishte te objekti i OSBE-së te lokacioni i njohur si “Te Kafet e Vogla”, përcjell Periskopi.
Por, ajo së cilës duhet t’i kushtoni rëndësi është edhe mënyra se si ka vendosur të gjelbrën për të sinjalizuar parkun e planifikuar.







