Arben Vitia e Daut Haradinaj shtyhen për vend të parë

Rezultatet e një sondazhi online të Kanal 10 kanë nxjerrur ministrin e Shëndetësisë z.Arben Vitia, kandidat i VV-së dhe z.Daut Haradinaj si më të votuarit në garën për Prishtinën.

Mbi 7000 persona që kanë marrë pjesë në sondazh brenda 24 orëve, kanë vendosur shumë afër Haradinajn dhe Vitinë, duke i lënë pas kandidatët e tjerë.

Sipas këtij sondazhi, Vitia merr 34.3% të votave ndërsa Haradinaj 30%. Pas tyre vjen kandidati i LDK-së me vetëm 21.4% të votave. 14.3% e votave janë për kandidatët e tjerë.

Gara për të parin e Kryeqytetit ka tërhequr vëmendje të madhe të opinionit sidomos pas kandidimit të disa figurave të larta politike të partive kryesore në vend. Ky sondazh vërteton sondazhet e deritashme që tregojnë për rënien drastike të mbështetjes për VV-në dhe rritjen e madhe të AAK-së në Prishtinë, pas kandidimit të ish-shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie z.Daut Haradinaj.