Arben Gashi i ashpër me VV-në: Jeni të pafytyrë, klithni sa të doni, sepse nuk iu nënshtrohemi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në Kuvend u tha deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje se po klithin dhe po bërtasin.

Ai ka thënë se deputetët e VV vetëm klithin dhe shkaktojnë dëshpërim te qytetarët, përcjellë ballkani.info

Mirë që keni motiv të klithni, por ky vend nuk i nënshtrohet asnjëherë këtij mentalitet bolshevik, tha Gashi.

“E di që klithni e bërtitni. Klithni e bërtitni por për interesin e vendit ne nuk i nënshtrohemi klithmave dhe britmave. Nuk i nënshtrohemi as paranojave të liderit tuaj. Mirë që keni motiv të klithni, por ky vend nuk i nënshtrohet asnjëherë këtij mentalitet bolshevik. Keni mentalitet të paranojës së sharrës.“, thotë Gashi.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë buxhetin, për hir të institucioneve bazike të shtetit.

“Ju ftoj ta shohim interesin e vendit, që institucionet bazike të funksionojnë, që mësuesit, policët e ushtarët të kenë paga, që institucionet arsimore e shëndetësore të funksionojmë. Institucionet e vendit janë mbi paranojën e shpatës e thikës që ju e përfaqësoni këtu”, tha ai. /Ballkani.info/