Arbana Xharra ironizon me Kurtin e Osmanin: Më shumë kam pasur takime unë në SHBA se ata

Gazetarja Arbana Xharra, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, e presidenten Vjosa Osmani për vizitat e tyre në SHBA dhe takimet që kanë zhvilluar.

Xharra, shkroi se derisa punoj si gazetare në Kosovë, ka pasur më shumë takime me personalitete të rëndësishme sesa Kurti e Osmani.

‘’ Pa modesti: Gjersa punoja si gazetare në Kosovë dhe poaq tash sa jam në Amerikë kam pasë proporcionalisht shumë më shumë takime me personalitete e institucione se sa kryeministri dhe presidentja aktuale’’, shkroi Xharra.

Ajo tha se nuk kishte takime duka ia zënë udhën njerëzve në jkorridore, e në varrime por audienca disaorëshe.

Tutje ajo pyeti se çka nuk iu pëlqen SHBA’ve në zhvillimet politike aktuale në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pa modesti: Gjersa punoja si gazetare në Kosovë dhe poaq tash sa jam në Amerikë kam pasë proporcionalisht shumë më shumë takime me personalitete e institucione se sa kryeministri dhe presidentja aktuale. Takime, jo duke ua zënë udhën korridoreve njerëzve nëpër varrime, por audienca disaorëshe. Tash pyetja pse nuk u bëhet e mundur një gjë e tillë, sidomos kur kemi parasysh se amerikanët Kosovën e konsiderojnë projekt të vetin. Nuk besoj se administrata amerikane hakmerret për kohën gjersa këta ishin në opozitë. Diçka aktuale është arsyeja. Çka nuk u pëlqen SHBA-ve në zhvillimet politike aktuale në Kosovë? Një vetanalizë nuk do t’i bënte keq këtij pushteti. Pse nuk jeni të denjë? Çka ndodhi?