“Aquaman” heq mjekrën pas 7 vitesh, mërziten fansat pa e ditur arsyen

Jason Momoa, ylli i “Aquaman” ka mërzitur miliona fansa me ndryshimin në paraqitje. Pas shtatë vitesh, 39-vjecari mori vendimin të rruajë mjekrën dhe e ka bërë për një kauzë të mirë.

Qëllimi i tij ishte të promovonte riciklimin. Së bashkuu me një mik, Jason shfaqet në mes të shkretëtirës me një makinë rroje në dorë ku tregon se hera e fundit që e ka hequr mjekrën ishte në vitin 2012.

“Më e rëndësishmja, unë dua të sjell ndërgjegjësimin. Plastika po vret planetin tonë”, tha ai para se të provomovonte një shtresë alumini duke inkurajuar fansat që të mos blejnë shishe plastike.

Me këtë veprim, Jason i tha “mirupafshim” disa prej karaktereve të tij të famshme, përfshirë Khal Drogo tek seriali “Game of Thrones” dhe Arthur Curry tek “Aquaman”. Nuk mungoi reagimi i fansave, të cilët thonin se nuk i pëlqen aspak ndryshimi duke nisur nga heqja e mjekrës.