Apple

Apple thuhet se është duke punuar në “robotët shtëpiak”

Apple është duke eksploruar krijimin e robotëve shtëpiak në një përpjekje për të bërë “gjënë tjetër të madhe”.

Ky hap vjen pasi kompania përfundoi projektin e saj të makinave vetë-drejtuese në fillim të këtij viti.

Kështu kanë bërë të ditur burime të njohura me këtë çështje për Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, gjiganti i teknologjisë thuhet se po kërkon të zhvillojë një “robot që ndjek përdoruesit nëpër shtëpitë e tyre”.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse këta robotë do të dalin ndonjëherë në treg.