Apple

Apple e fillon fazën e para-porosive të serisë iPhone 15

Seria e iPhone 15 e cila u prezantua para disa ditëve në eventin “Wonderlust” të Apple do të jetë në dispozicion për para-porosi duke filluar nga sot në më shumë se 40 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Indi, Gjermani, Japoni, dhe Kinë, teksa do të jenë në dispozicion për blerje që nga 22 shtatori.

Linja e iPhone 15 përfshinë 4 modele, iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. Dy të parat vijnë me kapacitet hapësire të përgjithshme prej 128GB, 256GB dhe 512GB dhe me 5 opsione të ngjyrave – rozë, e verdhë, e gjelbër, blu dhe e zezë.

Në anën tjetër, modelet Pro dhe Pro Max, ofrohen në ngjyrat titanium i zi, titanium i bardhë, titanium blu si dhe titanium natyral, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

iPhone 15 Pro e ka edhe një opsion shtesë të hapësirës së përgjithshme prej 1TB, ndërsa iPhone 15 Pro Max ka kapacitete prej 256GB, 512GB dhe 1TB.

Më poshtë mund t’i shihni çmimet bazë të të katër modeleve të iPhone 15 në tregjet e mëdha.

Tutje, linja e telefonave të rinj nga 29 shtatori do të jetë në dispozicion edhe në 21 shtete të tjera, duke përfshirë Makaon, Malajzinë dhe Vietnamin.