Apostolova: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë është kundër frymës së MSA-së

Në trevjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova është deklaruar kundër taksës së Kosovës vënë ndaj mallrave të Serbisë.

Ajo, në konferencën e Institutit EPIK kushtuar tre vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka kërkuar nga Kosova zbatimin e MSA-së.

“Fatkeqësisht ka vendime kundër zotimeve të MSA-së. Është taksa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Tarifa 100 për qind nuk është vetëm shkelje e CEFTA-s por kundër frymës së MSA-së. Do ta dobësojë rrugën konkurruese dhe e bën më pak Kosovën atraktive për investime”, ka thënë ajo.