Aplikacioni ‘Retro Pod’ zhduket nga App Store pasi u bë viral në TikTok

Një aplikacion në iPhone që imitonte dhe përsëriste disa nga veçoritë klasike të iPod-it është tërhequr nga App Store.

Aplikacioni, i quajtur Retro Pod, u bë viral në TikTok disa herë që nga dhjetori, por tani është zhdukur nga App Store pa asnjë shpjegim, transmeton Telegrafi.

Siç u raportua për herë të parë nga The Verge, videot në TikTok që tregojnë Retro Podin kanë grumbulluar afro pesë milionë shikime.

Vetë aplikacioni thuhet se është shkarkuar gati gjysmë milioni herë, gjë që erdhi nga një rritje e madhe që erdhi në fillim të janarit pas videove të shumta virale në TikTok. Fillimisht u miratua nga rishikuesit e App Store dhe u lansua në tetor.

Nostalgjia e aplikacionit, e kombinuar me një numër karakteristikash mbresëlënëse të dizajnit, çoi në popullaritetin e tij.