Anxhelina Martini në faqet e revistave të huaja jo si modele po si shkrimtare

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, i dha fund beqarisë një vit më parë në një ceremoni private në Las Vegas me partnerin Dragos Savulescu.

Pas martesës, ajo vendosi të heqë dorë nga modelingu dhe iu përkushtua tërësisht projekteve filmike, duke aspiruar të bëhet një producente e zonja.

Gjithashtu, Anxhela ka nisur librin e saj të dytë dhe talenti i modeles ka bërë jehonë në mediat e huaja.

Në Instastoryn e saj, modelja ka treguar se dy prestigjozet, “Thriveglobal.com” dhe “Authority Magazine” kanë shkruar për Angelën, duke e konsideruar mjaft të talentuar.