Anxhela Martini: Përveç se bashkëshorte jam dhe një por*nostare…

Anxhela Martini është një nga modelet më të famshme në botë, si dhe është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan momente nga jeta e saj e përditshme me ndjekësit e saj.

Gjithashtu modelja u përfol muaj më parë për një divorc të mundshëm mes saj dhe bashkëshortit, Dragos Savulescu i dënuar me pesë vite burg, pas disa problemesh ligjore me shtetin rumun.

Por modelja pa kaluar shumë kohë u shpreh se që mes saj dhe të shoqit jo vetëm që nuk do të kishte divorc, por në atë pikë të marrëdhënies mes tyre, modelja ndihej më e dashuruar se kurrë pas tij.

Së fundmi ajo ka publikuar një shkrim lidhur me gratë shqiptare.

“Martohesh me një grua shqiptare dhe përfiton një bashkëshorte, infermiere, pornostar, shefe kuzhine, përkrahëse të flaktë dhe investiguese private në të njëjtën kohë”, ka qenë ky shkrimi, të cilin modelja e ka aprovuar, duke shtuar: “Përveç pjesës së shefes së kuzhinës, pjesa tjetër është ok”.

loading…