Prishtinë

Anulohet vendimi për këmbim të pronave në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në një seancë të jashtëzakonshme ka anuluar vendimin për këmbim të pronave komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.

Kuvendi me 27 vota për ka shfuqizuar vendimin për këmbimin e pronave në Badovc.

Prezent në momentin e votimit ishin vetëm 32 asamblistë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij vendimi ishte thirrur me kërkesë të LVV-së dhe mbështetje të PDK-së e cila është në koalicion qeverisës me LDK-në në kryeqytet.