Anita dhe Lola Haradinaj, dy zonja elegante në koncertin e organizuar nga Anita

Është mbajtur një koncert për nder të Pavarësisë së Kosovës i cili u organizua nga bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj – Haradinaj.

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar shumë aktivitete gjatë ditës së sotme por edhe tani në mbrëmje qytetarët e vendit janë duke u zbavitur në koncertet e organizuara pë këtë ditëlindje të shtetit të tyre.

Anita Muçaj- Haradinaj e ka organizuar një koncert pjesë e të cilit janë bërë emra të shumtë të ekranit, madje këngëtarja Elvana Gjata bëri paraqitjen e saj të parë pas një pauze në skenë.

Sigurisht se në të nuk ka munguar edhe motra e Anitës, Lola Muçaj- Haradinaj e cila e ka publikuar edhe një foto në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BuBK4CGBNxj/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
https://www.instagram.com/p/Bt_jUcVl0lG/?utm_source=ig_web_button_share_sheet