Anglisë i kthehen macet e egra pas 150 vjetësh

Tri familje të maceve të egra do të fillojnë të jetojnë në Angli këtë vit pasi këto specie ishin shpallur të zhdukura para më shumë se 150 vjetësh.

Derek Gow, i cili është ekspert i kthimit të gjitarëve në mjedise natyrore, është duke e ndërtuar kompleksin e parë të maceve të egra në perëndim të Devonit.

Ai shpreson që ta shtojë numrin e këtyre kafshëve këtë vit dhe t’i lëshojë ato në natyrë brenda tre vjetësh. Qëllimi i tij është që ta shtojë numrin e maceve të egra për 150 secilin vit.

Këto kafshë dikush kanë qenë shumë të përhapura në pyjet e Anglisë, por ishin shpallur të zhdukura rreth vitit 1860 pas përndjekjeve të shumta. Hera e fundit që një mace e egër ishte parë në natyrë ishte viti 1849.

Gow dëshiron t’i kthejë macet e egra në vendet ku kanë jetuar dikur. “Besojmë se do t’i lëshojmë tri familje të maceve të egra këtë vit dhe tetë vitin e ardhshëm”, tha ai.

“Synojmë të arrijmë në atë gjendje që 150 mace të egra të shtohen secilin vit. Kjo gjë duhet të arrihet brenda tre vjetësh dhe pastaj do ta fillojmë lirimin e tyre në natyrë. Do të doja që të ketë mace të egra në tërë Britaninë e Madhe, shkruan “Independent”.