Anglia 5-1 Kosova, statistikat e ndeshjes

Kosova e ka pësuar humbjen e parë në këto eliminator nga Anglia me rezultat 5-3.

Skuadra jonë e nisi mirë ndeshjen duke shënuar që në fillim të saj, pas 35 sekondave. Një top i humbur nga anglezët, bëri që Vedat Muriqi të pasojë për Valon Berishën, i cili nga afër shënoi për 1-0.

Rezultati u barazua me Raheem Sterling, që shënoi me kokë nga afër për 1-1, pas një mbulimi jo të mirë në zonë (8’). Nuk vonoi shumë dhe Harry Kane shënoi për 2-1 pasi e dribloi bukur Vojvodën (19’).

Goli i tretë ka qenë një autogol me Mërgim Vojvodën që shënoi gabimisht në portën e tij, pas një gjuajtje përtokë nga Sancho.

Në fund të pjesës së parë, Jadon Sancho i ndezi turbinat angleze, duke shënuar dy herë në portën e Aro Muriqit. Fillimisht shënoi në minutën e 41-të, pastaj në minutën e 44-të.

Valon Berisha më i miri në fushë për ne, shënoi për 5-2 me një goditje të bukur nga brenda zonës në minutën e 49-të.

Nga pika e bardhë ishte pikërisht Vedat Muriqi që shënoi për 5-3 në minutën e 55-të. Një pengim i Amir Rrahmanit në zonë ndaj Barkley, bëri që gjyqtari të akordojë penallti. Harry Kane gjuajti nga pika e bardhë, por që Aro Muriq ishte në vend duke e ndalur topin.

Anglia kishte sërish diferencën e ngushtë në posedim të topit që nga pjesa e parë, me 58 %, për dallim nga ne me 42 %.

‘Tre Luanët’ kishin gjithësej 14 goditje në drejtim të topit, derisa nëntë përfunduan në kornizë, gjersa ne kishim tetë gjuajtja, tri përfunduan në kuadratë.

Statistikat e ndeshjes

Anglia Kosova
5 Gola 3
14 Goditje totale 8
9 Brenda kuadratit 3
5 Jashtë kuadratit 4
1 Bllokada 2
6 Goditje nga këndi 0
1 Pozita jashtë loje 2
58% Posedimi 42%
0 Kartonë të verdhë 6
0 Kartonë të kuq 0