Anëtarësimi në NATO| Turqia flet me Finlandën dhe Suedinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka biseduar me homologët e tij nga Finlanda dhe Suedia.

Kjo bisedë mbahet pas raporteve se Turqia mund të mos miratojë shpejt anëtarësimin e shteteve nordike në NATO, raporton Sky News.

Macrin Zaborowski, drejtori i politikave për të ardhmen e programit të sigurisë në GLOBSEC, tha se ka të ngjarë që Turqia të dojë lëshime nga NATO në mënyrë që t’u japë dritën jeshile dy anëtarëve të rinj.

Turqia thotë se ka shqetësime për terrorizmin në Finlandë dhe Suedi dhe se nuk po kërkon ndikim mbi organizatën.

Ministri i Jashtëm kërkon gjithashtu heqjen e ndalimeve të eksportit në Turqi.

Finlanda ka njoftuar se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n dhe Suedia pritet të ndjekë shembullin.