Ana i lëshoi ‘diss’, Arsimi i përgjigjet publikisht: Ndaloi lotët e kota

Ana dhe Arsimi kanë thumbuar njëri tjetrin në Instagram.

Vetëm pak kohë pasi e konfirmuan lidhjen e tyre, dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, ata zbuluan se tahsmë janë ndarë.

“Kam qenë dhe e kam pranuar disi, jo plotësisht. Ka qenë njohje më shumë. Ka qenë diçka midis nesh, por nuk është më”, tha ish-konkurrentja e ‘Përputhen’.Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi në Instagram ku shihej me mjaft stil teksa po pozonte për kamerën, por ishte mbishkrimi i fotografive ajo që morri vëmendjen e ndjekësve.
“Kur per mua te pyet bota, a te vjen keq qe s’jam e jotja?!”, shkroi Ana si duket drejtuar Arsimit.

Pas këtij postimi duket se edhe Arsimi dëshiron të tregojë anën e tij të historisë, kështu ai ka postuar një fotografi në profilin e Instagramit duke thumbuar ish-partneren e tij Ana Lleshin.

Ai shihet duke pozuar pranë një liqeni teksa fotografia është në formatin bardh e zi.

“Lere ti se ca me pyet mua bota , ndaloj ate lotet e tua te kota”, shkroi Arsimi në mbishkrimin e fotografisë.